Si mund të frenohet pandemia? Virologu gjerman jep shpresë

AKTUALITET


Vendet e botës janë nën ethet e sigurimit sa më shpejt të vaksinave anti-Covid, si mënyra më e mirë për të frenuar dëmet në njerëz dhe ekonomi. Por teksa globi po përballet me mungesa të theksuara në furnizimin me vaksina për shkak të pamundësisë së firmave farmaceutike për të përmbushur në kohë nevojat, shpresë jep një deklaratë virologut gjerman Andrej Trampuz.

Shefi i laboratorit kërkimor për sëmundjet infektimeve në qendrës spitalore Sharite të Berlinit, ndër më të mëdhatë në Europë bën parashikimin se kur pandemia do të marrë fund.


“Mendoj se deri në muajt e Verës do të kemi vaksina kundër Covid-19 për 60 deri në 70 për qind të popullatës, e mjaftueshme për të ndalur pandeminë, pavarësisht problemeve aktuale me shpërndarjen e tyre”.

Në një intervistë për Radio Europa e Lirë thotë se mutacionet që ka pësuar Covid-19 në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut nuk janë më të rrezikshëm se varianti fillestar.

E vetmja e keqe sipas tij, është se ato përhapen më shpejt dhe duke shtuar presionin në spitale dhe shtojnë shifrat e vdekjeve nga koronavirusit. Virologu gjerman vlerëson si vaksinat më të mira të momentit, ato të zhvilluara nga firmat Pfizer dhe Moderna me efektshmëri deri 95%.

Ndërsa ato ruse dhe kineze, ai shpreh rezerva mbi efektshmërinë pasi sipas tij, ato janë krijuar mbi parime standarde vaksinash dhe jo për një virus të veçantë si Covid-19.

Trampuz ngre shqetësimin për mungesën e ilaçeve anti-Covid, duke thënë se të gjitha barnat e testuara kundër koronavirusit, deri më tani nuk kanë rezultuar efektive, përfshirë edhe Remdesivirin.




Skip to toolbar