Si të “shkundet” policia? Karamuço: Duhet të ndryshojë elita. Delia: S’ka kulturë dorëheqjeje

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News se duhet të ndryshojë e gjithë elita e policisë së shtetit për të pasur një ndryshim rrënjësor në këtë strukturë. Gazetarja Etleva Delia shtoi se nuk ka kulturë dorëheqjeje pavarësisht krimeve të rënda që ndodhin.

Pjesë nga diskutimi:


Ervin Karamuço: Shkundet shumë lehtë. Jemi në fazën pas përfundimit të konkurseve për gradat, jemi në fazën e kurseve të specializimit që bëhen për këto grada. Shumë shpejt do të kemi të zgjeruar rrethin e personave që mund të emërohen në detyra të reja. Të marrin gradën drejtues i parë dhe pastaj mund të shkojnë në grada më të larta. Kemi djem të formuar në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera. Le t’u japim të gjithëve një mundësi që ta tregojnë veten. Nuk mund të ngelemi në 30 vjet në të njëjtat figura. Duhet të ndryshojë e gjithë elita.

Ervin Leka: Duhet një ndryshim si në rangun drejtues, apo në rangje të tjera. Është bërë një tentativë në pjesën e gradave konform ligjit por u përfol se mund të ketë pasur shkelje me proceset e vlerësimit dhe si duket pjesa e gradimit të oficerëve të policisë që mund të shihen si disa drejtues në të ardhmen, është baltosur që në nisje të saj.

Etleva Delia: Sa më gjatë të rrijë një drejtues policie në postin që mban, aq më shumë do t’i dalë situata jashtë kontrollit. Policia ka oficerë të përgatitur dhe duhet t’i lirojnë vendin njëri-tjetrit. Këtu nuk e kanë një kulturë për dorëheqje.

Çfarëdo krimi të ndodhë, askush nuk mban përgjegjësi. Duke qenë se kemi njerëz të specializuar, mund të vijë radha që të zëvendësohen./abcnews.al




Skip to toolbar