Si u shmang incidenti me jahtin italian në portin e Durrësit

AKTUALITET


Mëngjesin e së shtunës të 11 qershorit është parandaluar një ngjarje rëndë në bregdetin e Durrësit.

Salla operative e portit është njoftuar për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’, ku në bord ishin gjashtë shtetas italian.

“6 anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore”, ka njoftuar autoriteti portual Durrës.

Sipas tyre, falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.



Skip to toolbar