Si u zbulua “infermierja” që punonte për Bajrat

AKTUALITET


Përgjimet telefonike kanë zbuluar 32 vjeçaren që bashkëpunonte me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër. Jorida Murati e arrestuar pak ditë më parë si pjesë e operacionit “Oaz”, rezulton të jetë pjesëtare aktive e grupit kriminal “Bajri”. Ajo ka qenë e punësuar si infermiere në periudhën prill 2018-nëntor 2018 në spitalin e Shkodrës.

Gjatë kësaj periudhe 32 vjeçarja ka mbajtur kontakte me të gjithë pjestarët e grupit “Bajri” duke u bërë pjesë e aktivitetit të tyre dhe e mirëinformuar në lidhje me problematikën mes tyre dhe personave të tjerë gjë e cila bëhet evidente dhe transkriptet e bisedave telefonike.

Sipas prokurorisë 32 vjecarja Murati ka zhvilluar disa takime me personin nën hetim Behar Bajri, edhe gjatë periudhës kur ai ka qenë në Holandë dhe përmes bisedave të kryera me të, të cilat tashmë janë të njohura nga Prokuroria, rezulton me rol të shumëfishtë duke marrë dhe duke zbatuar detyra të dhëna nga personi nën hetim.

Gazetarja Klodiana Lala bazuar nga të dhënat e prokurorisë thotë se kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme është përpjekur të mbajë kontakte me persona nën hetim.

Jorida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë është një nga 10 personat e arrestuar nga policia në kuadër të operacionit OAZ në ngarkim të grupit kriminal Bajri.

Gjatë operacionit në banesën e Jorida Muratit policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro. Sipas policisë,

shtetasja Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në spitalin e Shkodrës ka përfituar nga kreditimi i pagës.

Nga hetimet e kryera, gjithashtu dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë u caktuan 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”.

Vendimi i Gjykatës

Behar Rustemi alias Behar Bajri, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Safet Rustemi, 35 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ilir Rustemi, 43 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Asmer Bilali, 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ismet Idrizi, 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sirjan Alija, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është shpallur në kërkim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Jorida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

S. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

F. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

M. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.



Skip to toolbar