Exclusive/ Si Vitore Tusha manipuloi gjykatën (me heshtjen e dy anëtareve të “reja”)

AKTUALITET


Gjykata Kushtetuese shpërndau të premten një deklaratë në fund të së cilës shkruante se “është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtareve të reja, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”, duke nënkuptuar se njeh si anëtare të kësaj gjykate emrin e dekretuar nga presidenti Meta, Marsida Xhaferllarin dhe jo emrin e parë në listën e KED-së, të botuar në Fletoren Zyrtare, Arta Vorpsi.

Por çfarë ndodhi dje në Gjykatën Kushtetuese?


Burime për Realstory.al bëjnë të ditur se në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar një mbledhje mes 4 anëtarëve, konkretisht: Vitore Tushës, Besnik Muçi, dhe dy anëtaret e reja Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Në këtë mbledhje katër anëtarët në fjalë kanë diskutuar në lidhje me legjitimitetin e Arta Vorpsit. Në përfundim, Vitore Tusha (mandati i së cilës në Kushtetuese ka përfunduar prej kohësh), ka mbyllur mbledhjen duke thënë se do të bisedojë me Arta Vorpsin dhe do ta njoftojë për vendimin e kolegëve. Por menjëherë pas mbledhjes Vitore Tusha, bëjnë të ditur burime për realstory.al, ka publikuar njoftimin në faqen zyrtare të Kushtetueses, aty ky Xhaferllari njihet si gjyqtarja e 5-të e Gjykatës.

A duhet ndërruar Kushtetuta për të kufizuar Presidentin?


Duket se ky është një akt i rëndë i ndërmarrë nga Vitore Tusha, pasi në asnjë rast nuk mundet që një drejtuese në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të vendosë për çfarë po ndodh me anëtarët e saj. Dhe për më tepër bën çudi heshtja e gjyqtareve të reja, pasi një vendim i tillë duhet të merret në unison me 4 anëtarët legjitim të Gjykatës Kushtetuese ose në rastin më të mirë do të duhet që Gjykata të plotësohet me 6 anëtarë dhe më pas të merret një vendim i tillë.

Burimet thonë për realstory.al se Marsida Xhaferllari është po aq e pezulluar sa edhe Arta Vorpsi dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet me 6 anëtarë sikurse parashikohet në nenin 127/d të Kushtetutës për të marrë një vendim të tillë./realstory.al




Skip to toolbar