Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u shpreh se qytetarët duhet të kuptojnë se Shqipëria duhet të ecë përpara më BE.
Gjithashtu Rama ka ironizuar edhe për koalicionin e PD me 25 parti të quajtur “Shqipëria Madhështore”, duke u shprehur; “imagjinoni të hyjmë në histori me Kujtim Gjuzin.
“Në 11 maj duhet t’i japim fuqinë e këtij procesi. Imagjino të hymë ne në histori me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore. Ne na duhet Shqipëria në Bashkimin Europian.
Alternative ndaj nesh është këneta, po të kthehemi mbrapsht ne Shqipërinë e kemi gjetur në kënetë, gjithë ato borxhe. Ishte një kënetë me gjithë ndërtime pa leje në të gjithë bregdetin…Kjo është e vërteta…4.8miliardë kanë hyrë vjet nga turizmi dhe kanë shkuar në të gjithë zinxhirin se turizmi konsiderohet eksport për arsye se vijnë nga jashtë për të konsumuar këtu dhe shfrytëzon të jashtmit për të fuqizuar të brendshmit. 57 % e atyre që sot kanë një pagë në këtë vend, nuk paguajnë taksë…”, tha Rama.