“Sinjal i fortë për zgjerimin”, Soreca flet pas vizitës së Charles Michel në Tiranë

AKTUALITET


Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca reagoi pasditen e të premtes në lidhje me vizitën e Presidentit të Këshillit të Europës Charles Michel. Soreca, pasi e përcolli në Rinas zyrtarin e lartë europian, shprehet se “zgjerimi është përparësi për BE”.

“Sapo përcolla Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishmë të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”, shkruan Soreca.


Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Presidenti i KiE tha se vendi duhet të punojë me reformat dhe integrimin, ndërsa në tryezën e samitit për Ballkanin Perëndimor do të diskutohen 3 shtylla kryesore që lidhen  me metodologjinë e re të integrimit dhe qartësinë e kërkesa qe BE kërkon nga vendet që aspirojnë familjen europiane.




Skip to toolbar