Siri/ Të paktën 15 të vdekur në tre sulme të njëkohshme nga Shteti Islamik

BOTA


15 luftëtarë pro-qeveritar u vranë në Siri në disa sulme të njëkohshme në tre vende nga Shteti Islamik. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, anëtarët e IS befasuan forcat e regjimit sirian dhe grupet që bashkëpunojnë me ta, në lindje të provincës së Homsit, si pasojë e së cilës u vranë 15 persona.

Edhe pse grupi u mund në vitin 2019 në Siri, anëtarët e IS-it janë strehuar në shkretëtirë dhe prej andej kanë nisur sulme vdekjeprurëse, kryesisht duke synuar forcat pro-qeveritare dhe aleatët kurdë të Uashingtonit. Sulmi i tyre i mëparshëm, më 19 prill, vrau 28 ushtarë sirianë në provincën Homs.


Shumica e viktimave i përkisnin Brigadës Al-Quds, e cila përfshin gjithashtu luftëtarë palestinezë, sipas Observatorit./abcnews.al




Skip to toolbar