“Sistemi duhet të ishte i hapur”/ Gjylameti: Momenti që kontributin tim ta kthej në mbështetje për PS

Më të fundit


Kandidatja e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti, në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se gratë janë në prioritetin e Partisë Socialiste.

Gjithashtu ajo dha edhe opinionin e saj lidhur me listat, duke u shprehur se është për lista të hapura.

“Unë besoj që kjo garë këtë herë është goxha sfiduese. Unë kam qenë edhe anëtare e komisionit të reformës zgjedhore. Kam qenë nga ato që e kam shprehur se do të doja të isha në liste të hapur. Kjo sepse mendoj që të gjithë avantazhin që mund të merrja e kam marrë që nga 2013 deri më sot. Kam mbajtur disa detyra në PS. Pra sot është momenti që këtë kontribut ta kthej në një mbështetje për Partinë Socialiste. Jam apo jo në politikë unë kam treguar që jam një aktiviste.Pyetje: A krijon kjo një disfavor për një kandidat që nuk ka eksperiencën tuaj që janë sot në lista të hapura?

Blerina Gjylameti: Kam qenë me idenë që sistemi duhet të ishte i hapur tërësisht përveç një formule për ata që e kishin për herë të parë. Unë e thash në PS ka hyrë shumë e re…Nuk kam pasur asnjë hezitim për t’u angazhuar. Një njeri që do të angazhohet në politikë edhe favoret dhe disfavore duhet t’i marrë në konsideratë”.



Skip to toolbar