“Sistemi nuk favorizon të rinjtë”/ Bejko: Propozimi i Berishës, nuk mendoi se ka një elektorat të djathtë që e ka braktisur

Më të fundit


Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë se sistemi zgjedhor nuk favorizon partitë e reja.Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se sistemi i mbyllur u propozua nga Berisha në 2008, por se nuk mendoi se ka një elektorat të djathtë që e ka braktisur.

“Sistemi është i kapur nga kryetarët e dy partive të mëdha. Këta, që në 2008 e kapën isstemin për ta kapur. E mbyllën, kapjen e bënë.

A do mundet të depërtohet brenda këta? Kur ke një zë në parlament, je në politikë. Kush i numëron votat? Votat i numërojnë këta. Po ta vini re, dy partitë e mëdha, sidomos PD, po i thotë elektoratit të vet, mos e bëni votën dëm për partitë e vogla.

Sali Berisha këtë nuk ka kuptuar. Sali Berisha, kur bëri propozimin për këtë sistem, e bëri me idenë që e gjithë e djatha do votojë për PD. Ai ka një elektorat të djathtë, që e ka braktisur që në 1994. Ai bëri sistem të mbyllur. Ata duhet të krijonin polin e tretë, do flisnim ndryshe në sondazhe”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar