Situata e Covid: 45 qytetarë të infektuar

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 553 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 626 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 97
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 553

Testime totale 1,978,233
Raste pozitive 330,807
Raste të shëruara 326,592
Raste Aktive 626
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 300
Elbasan 70
Shkodër 59
Fier 59
Vlorë 36
Durrës 31

Lezhë 20
Dibër 19
Korçë 13
Berat 10
Gjirokastër 9
Kukës 0



Skip to toolbar