Situata e zjarreve/ Emergjencat Civile: Shuhen 16 vatra, aktualisht 9 vatra aktive

AKTUALITET


25 vatra zjarri nga të cilat 16 janë shuar ka qenë bilanci i Qendrës Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Nga të cilat janë shuar 16 vatra dhe konkretisht:

  • në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës,
  • në fshatin Kucok, bashkia Durrës,
  • në fshatin Karpen, bashkia Shijak,
  • në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin,
  • në fshatin Rehovë, bashkia Polican,
  • në fshatin Donofrosë, bashkia Dimal,
  • në fshatrat Moravë dhe Lapardha të bashkisë Berat,
  • në fshatin Seman, bashkia Fier,
  • në fshatrat Dragot dhe Deshiran të bashkisë Belsh,
  • në fshatin Laknas, bashkia Kamëz,
  • në fshatin Llaman, bashkia Himarë,
  • në fshatin Salari, bashkia Tepelenë,
  • në fshatin Bajkaj, bashkia Delvinë,
  • në fshatin Gosë e Vogël, bashkia Rrogozhinë.

Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 37 mjete zjarrfikëse.


Aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në:

  • 1.            Në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej disa ditësh, me gjithë ndërhyrjen forcat të Administratës së Zonave të Mbrojtura nuk është bërë e mundur fikja e zjarrit.  Ditën e sotme operacioni mbështetet dhe me 40 efektive nga Forcat e Armatosura.
  • 2.            Në Bashkinë Mat, në fshatin German. Operacioni në ketë vatër zjarri ka disa ditë që zhvillohet nga forcat bashkiake, zonat e mbrojtura, forcat zjarrfikëse, forcat pyjore, të mbështëtur nga Forcat e Armatosura. Janë shuar disa vatra zjarri të cilat kanë qënë me përmasa të mëdha. Operacioni është në vijim.
  • 3.            Në Bashkinë Durrës, në fshatin Shetaj ku janë disa vatra zjarri. Nga bashkia Durrës po vijon puna për ndërtimin e rrugëve të kalimit me qëllim afrimin e mjeteve zjarrfikëse sa më afër vatrave të zjarrit. Ditën e djeshme janë fikur disa vatra zjarri me mbështetjen dhe të Forcave të Armatosura. Operacioni për fikjen e zjarrit vazhdon.
  • 4.            Në Bashkinë Krujë, fshatin Zezë ka rënë zjar në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për shuarjen e tij.
  • 5.            Në Bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Mali i Bardhë, intensiteti i të cilit është i rritur si rezultat i erës së fortë. Strukturat e bashkisë dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin.
  • 6.            Në Bashkinë Mirditë, vazhdon të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bulshar. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat e bashkisë ka punuar dhe kanë shuar disa vatra zjarri. Operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit.
  • 7.            Në Bashkinë Mirditë, në fshatin Valçe ditën e djeshme u përfshi nga zjarri një sipërfaqe me pyll lisi. Menjëherë u angazhuan forcat e shërbimit zjarrfikës, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë.
  • 8.            Bashkia Himarë, Porto Palermo, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, për shuarjen e së cilës janë angazhuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur vënin në kontroll
  • 9.            Në fshatin Cërricë,  bashkia Skrapar, po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.




Skip to toolbar