‘Situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi’, vëllezërit që vranë Indrit Ndojin dalin para gjykatës

AKTUALITET


Jepet sot masa e sigurisë për vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri në Gjykatën e Krujës. Masa e sigurisë do të jepet më 13:15 pasi akuzohen për vrasjen e fqinjit të tyre 34-vjeçar, Indrit Ndoj. çështja po hetohet nga prokurori Florjon Bonjaku dhe gjyqtarja Konstantina Kura. Deri më tani, nga dëshmia e tyre para grupit hetimor, dy vëllezërit kanë thënë se nuk kishin për qëllim të vrisnin Ndojin por të sqaronin një bisedë të vjetër.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova.


Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale). Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Miri.




Skip to toolbar