“S`ka pazar për drejtësinë, protestat e Bashës pengojnë negociatat”

AKTUALITET


Ndërsa Lulzim Basha doli mbrëmjen e së enjtes ku deklaroi se do të hartojë një platformë për daljen nga kriza, ku la të kuptohet për ndryshime jo vetëm në sistemin zgjedhor por dhe atë të drejtësisë, një ditë më pas, ka ardhur reagimi i mazhorancës. Ndërkohë, qeveria i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së me anë të ministres Elisa Spiropali. Në një video mesazh, zëdhënësja e qeverisë, Spiropali i ka kujtuar Lulzim Bashës se mazhoranca është gati për të bashkëpunuar me opozitën për kodin zgjedhor, por kurrsesi për të ndryshuar Reformën në Drejtësi.

“Platformë për të reformuar drejtësinë thotë Lulzim Basha. Asgjë nuk duket se ka kuptuar e ka mësuar kryetari i PD-së nga humbja katastrofike dhe rrënimi dramatik që i solli partisë më të madhe të opozitës me verbërinë dhe mendjelehtësinë e tij. Le të shpresojmë që drita e arsyes do të ngrihet edhe në kokën e tij dhe së paku në grupin udhëheqës të asaj partie, për të mirën e të gjithëve. Ne nuk bëjmë asnjë hap pas, dhe nuk luajmë asnjë platformë alternative për reformën në drejtësi, do të jetë mund i harxhuar kot ajo platformë se do të mbetet në sirtarin e ëndrrave me sytë hapur të Lulzim Bashës”, shprehet Spiropali.


Në fund, Spiropali shprehet se mazhoranca është gati, që të bashkëpunojë me opozitën për të adresuar rekomandimet e ODIHR në ligjin e zgjedhjeve, duke i treguar gjithashtu Bashës, se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në 2021. “Ndërkohë, po, jemi gati të ulemi për reformën zgjedhore dhe të kthejmë në ligj rekomandimet e raporteve të fundit të OSBE/ODIHR. As më shumë dhe as më pak. Është e drejta e kryetarit të PD-së të ëndërrojë përmbysje të bazës ligjore së zgjedhjeve, por kjo do të mbetet ëndërr në sirtar. Por kemi gjithë predispozitën të hapim një dialog konstruktiv dhe të bashkëpunojmë me të gjithë përfshirë edhe Lulzim Bashën për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Viti 2021 nuk është larg prandaj le të shpresojmë që Lulzim Basha dhe PD do ta lënë të shkuarën për tu marrë me të ardhmen”, u shpreh Spiropali.

Ndërkohë, Spiropali ka shtuar se shtyrja e protestave nga Lulzim Basha për në mesin e muajit tetor, bëhet me qëllim për të penguar hapjen e negociatave për anëtërsim me Bashkimin Europian.

“Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe në drejtësi. Shumë domethënëse kjo frazë për këdo që nuk e ka kuptuar apo besuar se ku fle lepuri që prodhoi gjithë zallamahinë e gjysmës së parë të vitit. E para, frika nga hapja e negociata dhe përpjekja ekstreme për shkatërrimin e imazhit të Shqipërisë. Fare qartë, në mes të tetorit kur në fakt të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërisë në prag të vendimmarrjes së Këshillit Evropian më 18 tetor, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë për të prodhuar foto e lajme në mediat ndërkombëtarë mbi Shqipërinë e zhytur në të zeza që nuk meriton asgjë”, deklaroi Spiropali.

Një përgjigje për ëndrrat me sy 👁️ hapur të Lulzim Bashës !

Një përgjigje për ëndrrat me sy 👁️ hapur të Lulzim Bashës !

Gepostet von Elisa Spiropali am Freitag, 6. September 2019



Skip to toolbar