Skandali me ndihmat e FIFA dhe UEFA për FSHF, Veliaj: Ka njerëz që llumin e Shijakut duan ta sjellin në Tiranë, por…

Më të fundit


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke u ndalur te skandali i 2.1 milionë dollarëve ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF gjatë kohës së pandemisë, nuk i kurseu ironitë. Ai tha se KLSH në këtë rast nuk bën dot auditim.

Po ashtu ai tha mes ironisë se; “Nëse ka njerëz që llumin e Shijakut duan ta sjellin në Tiranë, llumi shkon poshtë, ajka shkon lart.”.


“KLSH nuk e prek, nuk bën dot audimin. Kjo është vetëm një nga kumritë, pasi ka shumë të tjera. E di si i përgjigjem kësaj. Siç i përgjigjem çështjes së Astirit. Po këto 3 vite që humbëm duke u djegur goma a mi kthen dot? Jo! Ne s’po merremi fare me këtë çështje, nuk është punë e qeverisë kjo. Ka një mënyrë tjetër. Ke marrë para për të ndërtuar fusha? Po ku janë fushat? Ke martë para për pagat e luftës? Ku janë? S’ke audit! Nuk tregon produkt. Se di kush kandidon. Këtij qyteti që i bëj avokati, i kam dalë zot, dhe pse sporti është një nga kumritë. Kjo është çështje dinjiteti. Nëse ka njerëz që llumin e Shijakut duan ta sjellin në Tiranë, llumi shkon poshtë, ajka shkon lart. U falsifikua firma e kryetarit të bashkisë. Jam aksioner dhe qytetar dhe kam të drejtë që të di se çfarë ndodh. Se kuptoj që ëndrrat e çunave të vendosën në Bashkinë e Shijakut.”, tha Veliaj.




Skip to toolbar