Skandali te Onkologjiku/ Alimehmeti: Duhet të ngrihet një program i posaçëm për monitorim

Më të fundit


Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se duhet të ketë monitorime për të shmangur abuzimet në shëndetësi. I ftuar në emisionin “Real Story”, teksa po fliste për skandalin te Onkologjiku, mjeku u shpreh se ministria duhet të ngrejë një program të posaçëm me ekspertë për monitorim.

“Shteti ka mekanizma monitorues. Kush ta jep licencën për klinikën private. E jep ministria e shëndetësisë. Duhet të dinë gjithçka përmes regjistrit të kancerit, që pacienti ku është, ku po trajtohet. Nëse mua më vijnë 200 konsulta dhe nga këto 5 përfundojnë në spital dhe 195 s’e dinë ku janë. Patjetër ndonjë zgjedh jashtë të trajtohet jashtë Shqipërisë, një tjetër shkon vetë te privati.

Por është përqindje normale kjo krahasuar me kolegët e tjerë. Nëse nuk është normale, të ngrihet një flamur i kuq dhe kontrollon. Sidomos nëse po i njëjti emër që ka ardhur këtu më vjen atje, të bën dopio flamur të kuq dhe të hap mundësinë e auditit. I vetmi institucion që ka folur është KLSH. Kemi ekspertë të mirë. Mblidhe grupin dhe ngre një program siç duhet dhe do të kishte qenë një arritje madhore e kësaj ministreje”, u shpreh Alimehmeti./abcnews.al



Skip to toolbar