“Slava Ukraini!”, Rama: Kombet e vogla s’duhet të kthehen në ushqim për Rusinë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama para të pranishmëve në Samitin në Tiranë, në ndër të Ukrainës, iu bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me këtë shtet.

Ai në fund të fjalimit të tij përshëndeti në gjuhën ukrainase; ‘Slava ukraini’.


“Kjo luftë është për dinjitetin tonë. Një paqe e drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj. Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot, vendosmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës, tregojnë shumë. Kombet e vogla si ne, që nuk duan të kthehen ushqim për oreksin e Rusisë, kemi nevojë për solidaritet për Ukrainën. Slava Ukraini’, rroftë Ukraina!”, tha Rama.




Skip to toolbar