‘S’na kanë lëvruar fondet’, KQZ i përgjigjet Alibeajt

Më të fundit


KQZ ka reaguar sot lidhur me deklaratat e bera nje dite me pare nga kreu i komuanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në emisioni Real Story.

Gjate bisedes ne studio Alibeaj tha se fondi per PD sa i takon fushates elektorale ende nuk eshte levruar. ‘Edhe financat që duhet t’i takojnë PD ende nuk kanë ardhur, ende nuk janë lëvruar paratë nga KQZ’- u shpreh Alibeaj.

Reagimi i KQZ:

Duke u nisur nga disa shqetësime të raportuara nga ndonjë subjekt zgjedhor lidhur me vonesën në shpërndarjen e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që u jepet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”, KQZ sqaron se:


Fondi për zgjedhje që përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje u miratua me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 13.04.2023. Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në datën 13.04.2023 dhe i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 20.04.2023.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 22.04.2023 ka miratuar vendimin nr. 397, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”.

Shpërndarja e fondeve partive bazuar në vendimin përkatës të Komisionerit Shtetëror bëhet direkt nga Buxheti i Shtetit.




Skip to toolbar