Sokol Duma emërohet zv.ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Më të fundit


Sokol Duma është emëruar në postin e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.


Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Z. Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ndërkaq, lëvizje ka pasur edhe në ministritë e tjera. Adela Xhemali, është liruar nga posti i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre eFinancave.

Olta Manjani është liruar nga posti i zëvendësministres sëFinancave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Po ashtu, Vasilika Vjero do të jetë zëvendësministre e Financave, pas lirimit nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë Endrit Yzeira, pas lirimit nga detyra e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./abcnews.al




Skip to toolbar