‘Solidarizim dhe lutje për viktimat e tërmetit’ / Shqipëria sot, në ditë zie kombëtare

AKTUALITET


Shqipëria është sot në ditë zie kombëtare si shenjë solidariteti e lutje për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në kufirin turko-sirian.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama disa ditë më parë.


“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.”, njoftoi kryeministri Rama.

Sot, një javë pas lëkundjeve të para të dy tërmeteve fatale, numri i viktimave ka shkuar në 34 mijë në të dy vendet.




Skip to toolbar