Toni Gogu anëtar i Kryesisë së PS në emisionin “Real Story” , duke u mbështetur te rezultatet që ABC News bëri publike këtë të hënë tha se listat e hapura janë një risi për këtë garë elektorale. Ai shtoi se këtë e tregonin edhe sondazhet ku 44.6% e qytetarëve të Tiranës preferonin më tepër kandidatin se sa partinë.
Toni Gogu tha gjithashtu që PS ka marrë shumë rezultate pozitive, për shkak dhe të listave 2/3 të hapura në përputhje me legjislacionin.
“Unë besoj shumë tek pjesa e vëllazërisë, siç janë dhe partitë me vullnetarë. Ata (PD) janë të ndryshëm, ata çuan zjarr dhe flakë në partinë e tyre nuk është jo Partia Socialiste. Risia e kësaj gare, përveç dy partive që janë të çarta, është dhe gara mes partisë. Unë mendoj se që demokracia shqiptare kësaj radhe ka një test të fortë dhe të mirë, sepse jo vetëm që mund të zgjedhësh forcën politike, por brenda forcës politike çdo votues ka mundësinë që të zgjedhë kandidatin që do preferonte. Kjo gjë forcon partinë dhe shoqërinë, njerëzit do të identifikohen me kandidatin e tyre.