Sondazhi, Berisha më pak i preferuar! Analistët: Demokratët të zhgënjyer, LaCivita u kthye si bumerang

Më të fundit


Nga sondazhi i tretë i ABC News dhe Angi Ricerche rezultoi se figura e Berishës kishte një rënie sa i takon shkallës së pëlyqeshmërisë në vend. Në emisionin Real Story në ABC News, Roland Bejko tha se për të kjo nuk ishte një surprizë pasi historia e Berishës ka marrë fund që në vitin 2013. Ai tha gjithashtu se demokratët janë të zhgënjyer nga LaCivita, i cili erdhi me një optimizëm të madh, por më pas u zhduk dhe u kthyer për demokratët dhe si një bumerang.

“Berisha gjykohet në kontekstin e tij. Secili në bazë të përshtypjes së që ka për Berishën ka dhe për votën. Për mua nuk është një surprizë. Rënia e Berishës, vjen si pasojë e rritjes së optimizmit të demokratëve për LaCivita, i cili më shumë nuk është këtu se sa është këtu dhe kjo iu kthye si një bumerang. Shqiptarët e kanë humbur historinë me Berishën që në vitin 2013. Opinioni për Berishën edhe për të shkuarën dhe për të tashmen, nuk i falet demenca. Nuk mund të shihet Berisha si një person që mund të bëjë rotacion”, tha Bejko.

Të njëjtin mendim pati dhe avokatja Brizida Gjikondi e cila tha se fushata e PD është shpërbërë dhe se nuk mund të quhet një fushatë e mirëfilltë.

“Edi Rama gjithmonë e ka pasur merak që ta çtensionojë fushatën dhe kam përshtypjen që ia ka arritur. Qe nga momenti që Tomorr Alizoti është më i egër se Berisha kjo do të thotë se Berisha mban vetëm emrin e dikurshëm dhe nuk është më i njëjti. Ka fikur fushatën dhe më shumë është një fushatë e shpërbërë, që as fushatë nuk është. Kjo parti ka probleme të mëdha me konceptin. E ka dëmtuar shumë dhe ç’bërja e LaCivita. Berisha prej dekadash e ka ngritur fushatën me agresivitete me shumë të vrarë”, tha Gjikondi.



Skip to toolbar