Sondazhi i vitit/ “Koha Jonë” ndan vlerësimet e publikut. Sokol Balla, çmimin e karrierës

AKTUALITET


Gazeta “Koha Jonë”, e para media e pavarur në vend pas viteve ‘90 ka vlerësuar me çmime këtë fundvit disa prej gazetarëve shqiptarë.

“Si traditë që ka 32 vite e kusur, ne mblidhemi si dikur që, o kur ishte data e themelimit, 11 maj ose fundviti. Për herë jemi mbledhur, është traditë e kahershme. Jemi mbledhur, jemi zënë, jemi pajtuar, por më lejoni të them se cmimet e sotme janë 7 çmime” tha Lesi.


Me çmimin e karrierës është vlerësuar drejtori i ABCNews Sokol Balla.
“Shumë faleminderit për vlerësimin megjithëse këto çmimet e karrierës kanë dy gjëra të këqija. E para jepen kur nuk ke çfarë të japësh ndonjë çmim tjetër dhe e dyta të kujtojnë moshën. Gjithsesi unë e vlerësoj shumë sepse thjesht fakti që kemi kaluar në koridorin e gazetës “Koha Jonë” është një nder”, tha Sokol Balla.


Me disa shkrime investigative, Anila Hoxha ka marrë çmimin gazetarja e vitit.
“Unë i uroj çdo gazetari që ushtron këtë mision fisnik në Shqipëri, të vazhdojë të jetë i paanshëm në shërbim të misionit të tij dhe për publikun dhe të jetë gazetar deri në fund”, ka thënë ajo.


Moderatoret më të mira janë vlerësuar Erla Mëhilli dhe Alba Alishani. Një çmim shkoi përtej kufijve, jo për gazetar, por për politikanin më të mirë qe iu atribua Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.




Skip to toolbar