Soreca: Demokracia në të gjithë botën po përballet me sfida për shkak të COVID-19, të dëgjojmë e të ndërtojmë besimin

AKTUALITET


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca vjen me një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ diplomati i BE tha se në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida për shkak të koronavirusit.


“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga COVID-19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin”, tha Soreca.




Skip to toolbar