Sot, “Dita e Verës”! Tirana dhe Elbasani, 24 orë festime

AKTUALITET


“Trokiti” sot Dita e Verës. Qytetarët shqiptarë festojnë këtë 14 Mars atë e cila konsiderohet edhe si “dita e ballokumeve”. Dy qytete, Elbasani dhe Tirana, janë ato të cilat festojnë më shumë Ditën e Verës dhe të cilat kanë organizuar 24 orë festime.

Në kryeqytet, qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë 34 evente të ndryshme për çdo grupmoshë, pasi kalendari i aktiviteteve është i shumëllojshëm.


Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore.

Pazari i Ri në Tiranë do të shndërrohet në zonën ku do të zhvillohen shumë aktivitete, ndërsa karnavalet e Shkodrës do të performojnë për të sjellë një atmosferë të gëzueshme gati deri në mesditë.Po kaq festiv do të jetë dhe Elbasani, ku aktivitetet kanë nisur që dje në mbrëmje me paradën e 21 ansambleve dhe koncertit të mbajtur në sheshin “Gensher”.




Skip to toolbar