Sot Kuvendi kalon investimet strategjike, mungojnë nga Rithemelimi katër “strategët”

AKTUALITET


Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish sot në 10:00. Edhe në këtë seancë tashmë nuk pritet një normalitet, ndërsa grupi i Rithemelimit do të vijojë me skenarin për bllokimin e punës.

Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.


Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi për shkak të skenarit të Rithemelimit pritet të votohet me votat e mazhorancës pa diskutime.




Skip to toolbar