Sot në Kuvend/ 6 orë debate për marrëveshjen e Portit të Durrësit

AKTUALITET


Në seancën e sotme plenare do të diskutohet marrëveshja për projektin e Portit të Durrësit.

Është vendosur që të debatohet 6 orë për ndërtimin e Portit të ri jahteve të Durrësit, ku pritet të hapen 12 000 vende pune, 280 vende parkimi Jahtesh, e mbi 12 000 apartamenteve.


Ndërkohë Sali Berisha, ashtu si Alibeaj, kanë kërkuar që debati të jetë me kohë të pakufizuar.

Gjithashtu, deputetët demokratë kanë kërkuar edhe një Interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit, Edi Rama, lidhur me situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

Gjatë seancë maratonë të së enjtes, pritet të miratohet edhe buxheti dhe paketa fiskale 2023.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha zbuloi se kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të cilat do t’i paraqesin ditën e sotme në Kuvend




Skip to toolbar