Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë testohen për gjuhën e huaj

AKTUALITET


28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. I pari do të jetë provimi i gjuhës së huaj, ndërsa më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit, Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me grupin e monitoruesve, duke përcaktuar detyrat dhe penalizimet nëse rezultojnë shkelje.


“Kemi një rregullore të Maturës që duhet ta zbatojmë të tërë, në nivel kombëtar, dhe shpresoj që të mos kemi asnjë parregullsi në raport me procesin. Por, nuk do të ketë tolerancë për rastet kur do të shkelet rregullorja”, tha Manastirliu.

Sipas saj, për monitorimin dhe administrimin e provimeve do të jenë më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor.




Skip to toolbar