Sot regjistrimi në KQZ, Kulluri: Çorbën që gatoi PD po e hanë vetë demokratët

Më të fundit


Nga Edvin Kulluri

KQZ sot do shqyrtoje kerkesen per regjistrim te PD ne zgjedhjet e 14 majit! Ne regjistrin e partive politike prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, kryetar i PD rezulton Lulzim Basha.


Ose KQZ do regjistroje PD ne emer te Bashes ose nuk duhet ta regjistroje fare me ate leter bakalli qe e quajne “autorizim” qe s’ka as objekt, as afat e mbi te gjitha nuk mbeshtetet ne Statutin e PDSH! C’ka do thote se asnjera pale nuk regjistrohet dot ne zgjedhje!

Tragji-komedia vazhdon! Cmimi i mbeshtetjes qe ju dha Bashes ne 2017, 2019 dhe 2021 nga shumica e deputeteve, kryesise dhe keshillit kombetar po paguhet dhe do paguhet shtrenjte! Krim pa ndeshkim nuk ka! Per kete ta mbledhin mendjen mire e gjithe trupa drejtuese hipokrite e Partise Demokratike qe e cuan PD ne kete pike qe rrezikon shkrirjen reale qe i pret nga humbja e shtate elektorale qe nga 2013!

Asnjehere nuk u reflektua per asnje humbje qe nga dita e pare e daljes ne opozite! Dhe ja ku jane! Ne nje vorbull groteske qe ka lene vendin pa opozite por nen nje vorbull genjeshtrash, iluzionesh dhe pafuqie qe e kane prodhuar vete!

Mos te ishte per SHBA te gjithe keta “rebelet e 8 shtatorit” do ishin serish “ne rresht per nje”pas Bashes se nuk duhej prishur “uniteti i partise”! Tani pijini lengun! Partia u perca me keq se c’ishte ne 2017-2021, mbeshtetja ne sheshe ka rene ne menyre drastike dhe kutite e votimit do jene nje drame e paprecedente! E nderkohe 10 vjet iken e sa te tjere do ikin me kete mendesi nenshtrimi ndaj “udheheqesit” pavaresisht si quhet Lulzim Basha apo Sali Berisha! Corben qe gatoi PD po e hane vete dhe po ja servirin gjithe popullit opozitar qe eshte me i madh se oborri i PD!




Skip to toolbar