Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet sot, 16 qershor, në orën 13:00.
Pavarësisht kundërshtive nga ana e opozitës, mazhoranca votoi për shtyrjen e kësaj seance, për shkak të mungesës së kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kjo e fundit ndodhej në Odesa, në kuadër të samitit “Evropë Juglindore-Ukrainë”.
Pritet që të diskutohet Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave, duke kontribuar në uljen e konsumit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Po ashtu, parashikohet të miratohet procesverbali i seancës së fundit.
Kujtojmë se në seancën e 5 qershorit, që ishte e para me diskutime pas zgjedhjeve, pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Këto të fundit, prej rezultatit zgjedhor që Partia Demokratike nuk e pranon dhe gjithë procesin e cilëson “farsë”.Akuza të forta pati mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe eksponentëve të opozitës.
“Nuk bëhet opozitë dyerve të Brukselit”, u tha kryeparlamentarja demokratëve.
Kur erdhi momenti për të votuar ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, ata pak deputetë të PD-së dolën nga salla, ndërsa për këtë projektligj mjaftuan 71 votat pro të mazhorancës.