Sot vendimi i Apelit, kujt i përket vula e Partisë Demokratike

AKTUALITET


Gjykata e Apelit në Tiranë shqyrton sot çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vendimit se kujt i takon vula.

Elona Mihalin do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Kjo treshe do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.


Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.

Pavarësisht vendimit të sotëm, herë pas here janë bërë përpjekje për bashkim. Por, PD ka mbetur e ndarë. Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, pavarësisht përpjekjeve, nuk e gjetën konsensusin për të dalë me një kandidat të vetëm në këto zgjedhje vendore.




Skip to toolbar