SPAK aksion për grabitjen e pronave në Lezhë, ndalohen zyrtarë dhe sekuestrohet sipërfaqe e madhe toke

AKTUALITET


SPAK po kryen një aksion në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije se janë ndaluar disa zyrtarë dhe janë sekuestruar sipërfaqe e madhe toke. Aksioni është në zhvillim e sipër.

Kujtojmë se në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, është dënuar me vendim të formës së presë ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës me vendimin e pak javëve më parë, vendosi t’ia ulë dënimin në 3 vite.


Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit. 13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.




Skip to toolbar