SPAK jep pretencën për laboratorin e Frakullës, kërkon 93 vite burg për 10 të akuzuarit

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. SPAK kërkon në totali dënimin me 93 vite burg për 10 të akuzuarit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të akuzuarit përfitojnë uljen me 1/3 të dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.

Ata akuzohen për oganizimin dhe trafikimin e 485.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë e përzier me “plehun organik” artificial. Laboratori ku do të bëhej ndarja e kokainës nga “plehu organik” ishte ndërtuar në Frakull të Fierit në banesën e Viktor Çervanakut, për të cilin SPAK ka kërkuar 10 vite e 8 muaj burg.


Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme rezulton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.

Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Më pas në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi është zhdoganuar në Tiranë, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Në atë kohë, SPAK në bashkëpunim me agjensitë e huaja ligjzbatuese kanë pasur dijeni për ngarkesën e kokainës dhe kanë bërë dorëzimin e kontolluar të saj deri sa kanë ndërhyrë në banesën e Çervanakut. Ndërkohë të dyshuarit kanë qenë nën përgjim dhe nën vëzhgim nga autoritetet. Porosia e ngarkesës nga Kolumbia ishtë bërë nga kompania që drejtohej nga Zenel Çervanaku.

Në atë kohë në vendin tonë hyri edhe shetasi i huaj i cili do të bënte ndarjen e lëndës narkotike nga plehu dhe do të nxirrte kokainën  e pastër. Por ai mundi t’u shpëtojë prangave të policisë dhe vazhdon që të jetë në kërkim.

SPAK i akuzon për krijim, organizim dhe drejtues të grupit kriminal, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku. Ndaj tyre rëndojnë disa akuza. Ndërsa Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe Samir Rosales Rodriguez (shtetas kolumbian), janë akuzuar se si anëtarë të grupit kriminal.

Ndërkohë për Kid Koshenën i dyshuar për armëmbajtje pa leje, SPAK ka kërkuar nga gjykata pushim të hetimeve pasi sipas organit të akuzës nuk janë gjetur prova kundër tij.


PRETENCA E SPAK PËR TË AKUZUARIT:

Viktor Çervanaku – 10 vite e 8 muaj burg

Klajdi Kodra (Vrioni) – 12 vite burg

Bledar Matoshi – 8.4 vite burg

Denison Çervanaku – 8 vite burg

Nikolin Gjolena – 12 vite burg

Redion Meshi – 10 vite burg

Zenel Çervanaku – 10 vite burg

Enxhi Ferhati – 8 vite burg

Marildo Rona – 8 vite burg

Julian Malaj – 2 vite burg




Skip to toolbar