Gjyqtarja e Berishës shpëton dhe Bardhin/ Flojera Davidhi e shpall të pafajshëm për shpifje

AKTUALITET


Gjykata ka shpallur të pafajshëm Gazment Bardhin, pasi SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit demokrat për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet SKY ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.



Skip to toolbar