“SPAK, ndër arsyet e krenarisë sonë”, Spiropali: PS në krye të një lufte që vijon, të tjerat tym nga ballkoni mbi rrugicë

Më të fundit


Elisa Spiropali i është përgjigjut akuzave që vijnë nga foltorja por edhe PD e Bashës se mazhoranca po ndërmerr masa për të ndaluar apo bllokuar SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin i ka hedhur poshtë me vendosmëri.


Reagimi i plote nga Elisa Spiropali:

Një tym ka nisur nga poshtë ballkonit të rrugicës mbrapa Piramidës dhe është përhapur nëpër mexhelis me mllefin e zellshëm kundër Edi Ramës dhe PS, për t’u hedhur shqiptarëve në sy hirin e një plani djallëzor “të socialistëve të alarmuar kundër Spakut”!

Kjo është nga ato të pavërtetat që janë aq qesharake sa nuk ia vlen t’i konsiderosh. Por, vlen sot për t’i këshilluar të gjithë të interesuarve t’i kthehen fjalës së kryeministrit në Kongresin e 8 dhjetorit. Aty do t’i gjejnë edhe nga nisen planet që po bëjnë socialistët, për të cilat drejtuesit politikë, kabineti qeveritar dhe drejtuesit e komisioneve të Kuvendit, u mblodhën dy ditë në Lezhë.

Tre janë drejtimet e punës dhe planeve tona “djallëzore” për sa më lart:

1) Garantimi i pakthyeshmërisë së progresit të bërë deri këtu;

2) Modernizimi i çdo gjymtyre e organi të shtetit;

3) Rritja e kapitalit njerëzor të administratës publike.

Thënë sa më lart, Reforma në Drejtësi është flamuri i të gjitha reformave tona, i cili jo nuk preket, po vetëm do të lartësohet me mbështetjen tonë të palëkundur dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Ndërsa Spaku sot është një ndër arsyet e krenarisë sonë për atë flamur, i cili nuk do të ishte ngritur kurrë në këtë vend, pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Partia Socialiste nuk është as në ballkon, as në ranishte, po në krye të një lufte që vazhdon, për drejtësinë deri në fund, për Shqipërinë 2030.

Të tjerat janë tym nga ballkoni mbi rrugicë, thashetheme nga ranishtja në gji të Lalzit dhe jerm nga ëndërrzgjëndra e Lulit.

Fundjave të mbarë.




Skip to toolbar