‘SPAK nuk mund të zhbëhet pa konsensus të forcave politike’/ Nazarko: Arritja më e madhe e qeverisë Rama, SPAK kriter për ecjen e shpejtë drejt BE

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘Real Story’, foli lidhur me qasjen e eksponentëve politikë në lidhje me SPAK.

Sipas tij, SPAK mund të zhbëhet juridikisht vetëm me konsensus të dy forcave kryesore politike. Sipas tij shkrirja apo reformimi i SPAK mund të ndodhë pas zgjedhjeve.

“Rama e ka shumë të vështirë që të bashkohet në qasje radikale kundër SPAK sepse e ka arritjen më të madhe të qeverisjes së vet, por edhe të shtetit pluralist. Fuksionimi, ecuria dhe goditjet e SPAK. Një ndër kriteret për ecjen e shpejtë drejt BE është suksesi i SPAK. E dyta Rama është i ndjeshëm ndaj popullaritetit të SPAK tek njerëzit. Berisha e ka ndjeshmërinë e sondazheve ashtu siç e ka nevojën për besueshmëri afatmesme për narrativat që hedh. Berisha është prodhues i palodhur i narrativave. Për mjerimin tonë kombëtar, ky gjysh është rritur pak në sondazhe sepse zgjedhjet i humbin qeveritë dhe nuk i fitojnë opozitat.

SPAK nuk mund të zhbëhet juridikisht pa konsensus të dy forcave kryesore politike. Ka një problem real, në momenitin kur Shqipëria nuk ka ndjekur një model të caktuar të drejtësisë speciale sepse nuk ka pasur strukturim dhe prekje të kushtetutës si në Shqipëri. Duke mos pasur një model, mund të jenë bërë edhe gabime në funksionimi e tyre dhe në një periudhë tranzitore. Shkrirja, reformimi i SPAK mund të ndodh pas zgjedhjeve. Ajo që sulmon dy elefantët synon të ketë efektin e djathtë, janë mesazhe për çështje që janë në hetim. Zhurma që bëhet nga Berisha dhe Rama e kanë efektin për të prekur kompaktësinë në hetimin e çështjeve.”



Skip to toolbar