Kryeministri Edi Rama pranoi se SHBA janë tërhequr nga drejtësia e re në Shqipëri. Ai tha se tashmë SPAK-u ka garanci vetëm PS përballë paralajmërimeve për shkrirje nga Sali Berisha.
Duke folur për këtë deklaratë në emisionin “Real Story”, analisti Ergys Mërtiri tha se kryeministri tentoi të përcjellë mesazhin se është i fortë dhe se bashkëpunëtorët e tij nuk duhet të kenë frikë nga SPAK.
Nga ana tjetër, analisti Artur Nura e sheh këtë si një taktikë elektorale të Ramës për të marrë votat e atyre që besojnë te SPAK, pasi sipas tij, prokuroria e posaçme ka popullaritetin më të madh aktualisht.
Pjesë nga diskutimi:
Ergys Mërtiri: Pas goditjes që mori, tre 4 ditë ishin shokuese për Ramën prej arrestimit të Veliajt dhe një masë perceptuan se do të humbë zgjedhjet dhe vetë reagimi agresiv i Ramës e nxori keq sepse u perceptua sikur është duke ikur. Ky tashmë është mesazh që iu thotë njerëzve që unë jam i fortë, këtu nuk ka Amerikë dhe jep mesazh të gjithë bashkëpunëtorëve të vet që mos keni frikë nga SPAK se e kam unë dorë. Në thelb, edhe në psikologjinë elektorale të shqiptarit, shkon te i forti. Rama dhe Berisha bëjnë rolin e të fortit, Berisha ekspozohet si i fortë dhe thotë se tashmë është me mua Trump. Rama ekspozohet si i fortë se është lojë e gjithë kjo. I përcjell mesazh njerëzve që unë jam. Nga ana tjetër, është edhe një mesazh që SPAK ua sul edhe unë po të dua. Është edhe një gjë tjetër se gjatë momentit që u arrestua Veliaj, Rama u perceptua si i dobët se nuk mbron dot bashkëpunëtorët e tij. Në publik, i intereson dhe tregon se po del keq të bëjë luftë me SPAK. Një njeri që nuk mbron dot shokët e vet dhe në momentin që ai ekspozohet kështu në publik, ngjan si i dobët dhe po u duke si i tillë të braktisin të gjithë.
Artur Nura: E shoh një qasje më racionale. Rama është mjeshtër komunikimi. Besoj se ka bërë analizat e tij, sondazhet e tij, dhe më duket se duhet konsideruar se SPAK vazhdon të jetë partia më e votuar. I kanë rënë disa pikë por jo sa të bëhet i parëndësishëm. Qasja e sotme që këto votat e kësaj partie të mos i lërë të shkojnë te Berisha dhe ti marrë vetë. Bëri një analizë dhe tha ne e kemi mbështetur SPAK, nuk i humbi këto vota siç i humbi Berisha.
Edmond Petraj: Popullariteti që ka SPAK është partia e tretë në Shqipëri, ka mbështetje të jashtëzakonshme. Kjo duket parë me sensin edhe pozitiv se drejtësia nuk ka lidhje me pjesën e asaj demokracie të ngritur në Shqipëri se kemi përplasje për rastin Veliaj që u mendua se drejtësia goditi demokracinë.