Një drejtësi më standarte, si garante e barazisë përpara ligjit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Për këtë arsye, Edi Rama thotë se nuk do të heshtë përballë shkeljeve, por do jetë kritik sa herë që nga drejtësia shkelen të drejtat e individit.
“Një drejtësi e pavarur, një drejtësi profesionale, një drejtësi garante e lirive dhe e të drejtave kushtetuese të kujtdo, pa përjashtim, është thelbi i një demokracie të fortë evropiane. Ndërsa një drejtësi e pavarur, por e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse ndaj lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve madje, mund të kthehet në një kërcënim për vetë demokracinë, në një problem real për shoqërinë, në një pengesë për ekonominë”.
Edhe pse pranon se ka patur raste kur është abuzuar me pavarësisë e drejtësisë, Rama zotohet se do e mbrojë SPAK nga Sali Berisha, i cili ka paralajmëruar shkrirjen e saj.
“Jo largqoftë në asnjë mënyrë duke shkrirë SPAK-un apo duke kërcënuar SPAK-un, të cilin duhet ta mbrojmë medoemos në radhë te parë nga bufi dhe nga llumi i kënetës, edhe me votën tonë në 11 maj, por patjetër dhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf kur i thonë fjalës, duke luftuar të gjithë bashkë ama, paralelisht për rritjen e standardit të drejtësisë dhe për një triumf të aspiratës për një drejtësi evropiane në 11 maj”.
Kryeministri nuk sqaroi se cfare kuptonte me te gjithe bashke, por nga pala kundershtare kane ardhur sot, sinjale me te qarta se cfare duhet te korigjojne se bashku per reformen dhe per SPAK.