“SPAK të hetojë tubimin e Ramës”, por Berisha bashkohet me Ramën për survejimin e partive në fushatë nga SPAK

Më të fundit


Besimi i Berishës ndaj drejtësisë së re, ka një kusht, dënimin e Edi Ramës. Doktori ka sfiduar SPAK të hetojë tubimin e kryeministrit në shesh me stafin e Bashkisë, por me fjalë të tjera kryedemokrati ashtu si Rama, bashkohen edhe në këtë pikë, tek kritika ndaj SPAK për survejimin e partive në fushata.

“Pika e parë, në qoftë se vërtet Skap e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë.”

Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet. Por, po qe se SPAK pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.”

Edhe pse në luftë të hapur me SPAK, Berisha do të dorëzojë një kallëzim ndaj Rames, për tia çuar të njëjtëve prokurorë të cilët i akuzon se me përparësi marrin denoncimet e qeverisë.

“Jo, ne do bëjmë kallëzim. E dimë që ato kallëzime futen në sirtar, por një ditë do të dalin. Ata shqyrtojnë kallëzimet e Nesti Angonit dhe Idajet Beqirit. “



Skip to toolbar