SPAK ka zgjatur me 6 muaj afatin për hetimet ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një prononcim për mediat, avokati i presidentit të PL, Kujtim Cakrani, tha jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, se kjo është hera e dytë që SPAK zgjat hetimet për Metën.
Avokati tha se SPAK dha si shpjegim pamjaftueshmërinë e provave.