Spartak Braho: Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh!

Më të fundit


Kandidati i Partisë Socialiste Spartak Braho e ka cilësuar si të çmendur presidentin Ilir Meta, duke iu referuar deklaratave të fundit të kreut të shtetit.

Gjatë një takimi elektoral në Skrapar, në zonën ku kandidon, Braho tregoi bisedën me Metën, që sipas tij i kishte thënë se nuk bënte më për deputet se do të bënte koalicion me Sali Berishën.


Braho tha gjithashtu se Meta tentoi të bëjë grusht shteti me ngjarjen në Rinas. Sipas tij filozofia e Ilir Metës është puçizmi dhe shtoi se në Vlorë mund të krijojë në Vlorë vetëm çetë vagabondësh.

“Na është çmendur presidenti. Unë kam qenë afër tij. Në 2017 më tha Spartak ti nuk bën më për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën. Turp të kesh i thashë. Qëndrova pranë tij me vite të tëra që ta mbaj afër. Këto fjalë që ka filluar të përçapet duke menduar se i ka ardhur koha që të rrëzojë rëndë interesat kombëtare. Ngjarje e rëndë ishte ajo e Rinasit, një preket për grusht shteti. Donte të ishte në krye. Por dështoi. Nuk e keni idenë çfarë rreziku kemi kaluar. Filozofia e Ilir Metës është puçizmi.

Do dalë dhe do marrë pushkën Ilir Meta. Është e vërtetë që ka pasur skraparllinj në luftën e Vlorës. Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh. Më vjen keq që flas me këto fjalë. Nuk ka gjë të ngjashme me skraparllinjtë e vërtetë,” tha Braho.

“Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare,” përfundoi ai fjalën e tij.




Skip to toolbar