Spitali i ri/ Rama: Çiftet e reja të mjekëve do marrin shtëpi me kushte të tjera nga tregu bankar

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në përurimin e Spitalit Qendror, një spital krejt i ri për sëmundjet e brendshme në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në fjalën e tij Rama tha se gjithmonë kanë menduar e besuar që motivimi i mjekëve e infermierëve si dhe suksesi i shërbimit shëndetësor kombëtar, nuk është thjesht vetëm çështje motivimi financiar, që patjetër është një element i rëndësishëm.

“I vëmë të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor në dispozicion një spital me instrumenta më të përshtatshëm për misionin e tyre. Kjo na bën krenar sepse ajo çfarë kemi menduar gjithmonë është bindja se motivimi i mjekeve nuk është vetëm çështje motivimi financiar që patjetër është komponent i rëndësishëm por edhe çështje kushtesh e instrumentesh në mënyrë që personeli të rritet profesionalisht dhe të mund të ekzekutojë në praktikë dijet dhe eksperiencën e tyre.


Ne kemi vendosur të rrisim pagën për mjekët specialistë që është një fakt i kryer dhe paga e muajit prill do të jetë 5 mijë lekë të reja plus dhe do të rrisim pagën e mjekëve të përgjithshëm e do të përgatitemi për një rritje tjetër të pagës së tyre dhe kjo është e pamjaftueshme ndaj së shpejti do të publikojmë një tjetër program për mjekët ushtarakët e punonjësit e policisë për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj specialistë kur të paraqiten çift jo tek.

Për të gjithë çiftet e reja, të freskët në martesë të jenë subjekte të këtij programi ku qeveria do të mbështesë kreditimin e tyre për të pasur mundësinë e marrjes së një shtëpie me kushte krejtësisht të tjera nga kushte të tregut bankar dhe në këtë mënyrë ne do i japim motivim e besojmë shumë që ky është një detyrim që shteti ta marrë përsipër në kushtet ku plotësimi i nevojave është një objektiv që do e arrijmë patjetër”- tha Rama.




Skip to toolbar