“S’ta fal gjakun e djalit kurrë” – Nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës

AKTUALITET


Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.

Ata janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.

Babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore. 

Ndërkohë Leonard Duka ka nisur dëshminë e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve.

Pjesë nga dëshmia:

Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc?

Duka: Jo.

Kur pyetet për kodin, Duka thotë: S’e kam idenë.

Avokati: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?

Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt.

Kur pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky, Duka thotë: Nuk jam unë.

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?

Duka: Po e kam takuar.

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo.

Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Ndërsa gjykatësi ka marrë vendimin për të sjellë jashtë seancës mamanë e Santiago Malkjas. Kjo pasi iu drejtua Leonard Dukës:

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras. Me fute djalin në dhe!”, tha ajo.



Skip to toolbar