“Sterilizimi”, Beqaj merret i pandehur/ SPAK i komunikon akuzën “shpërdorim detyre”

AKTUALITET


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga drejtësia për koncesionin e “sterilizimit”. Ai u paraqit mëngjesin e kësaj të hënë në Prokurorinë e Posaçme teksa u njoh me akuzën “shpërdorim detyre”.

Ish-ministri pasi doli nga ambientet e SPAK, u shpreh se Prokuroria  në 50 muaj nuk e ka hetuar siç duhet koncesionin e sterilizimit.


“Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Nëse do kishin bërë këtë vlerësim, që ne do kërkojmë të bëhet, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do e nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe xhepat e qytetarëve”, tha Beqaj.

Bashkë me Beqajn, janë edhe tetë persona të tjerë që janë marrë të pandehur nga drejtësia e re.

Akuzat e të pandehurve: 

  1. Ilir Beqaj              ‘shpërdorim detyre”
  2. Ilir Rrapaj             ‘Mashtrim’
  3. Klodjan Rjepaj     ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  4. Saimir Kadiu        ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  5. Marsela Serjana    ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  6. Arben Gjata          ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  7. Naile Ajazi            ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  8. Genc Byrazeri       ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  9. Petri Mersini         ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’

Beqaj mbrojti koncesionin e sterilizimit, duke thënë se 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta, ndërsa tha se të vërtetën e tij do e ballafaqojë në Gjykatën e Posaçme.




Skip to toolbar