“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK

AKTUALITET


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK, pasi GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

“Si çdo të premte në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për çështjen e koncesionit të sterilizimit”, kështu është shprehur Beqaj për mediat pasi ka dalë nga ambientet e SPAK.


Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.




Skip to toolbar