Prokuroria e posaçme ka lëxuar pretencën dhe ka kërkuar dënimin me 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e dosjes së “Sterilizimit”. Dënimet më të lartë prokuroria I kërkpi për ish-zëvdënës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin që fitoi tenderit e sterilizmit të pajisjeve kirurgjikale Ilir Rrapaj me 10 vite heqje lirie.
Ish-zyrtari i lartë Klodian Rrjepaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe rrjepaj për vjedhje me pasoja të rënda në kuadër të grupit kriminal.
Nëse ata gjenden fajtorë do të vuajnë dëniin me 6 vite e 8 muaj burg për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Dënime me nga 2 vite e 4 muaj burg spak kërkoi edhe për ish-zyrtarët Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini.
Për këtë të fundit u kërkuar pezullimi me burg dhe vënia në shërbim prove për 3 vite. Edhe për mjekun Arben Gjatën që ka qënë pjesë e anëtarve të komisionit të vlerësimit të ofertave spak kërkoi që dënimi me 1 vit e 4 muaj burg ti konvertohet në 3 vite shërbim prove.
I njëjti dënim u kërkua edhe për Genc Burazerin dhe Naile Ajazin. Për të njëjtën dosje po gjykohet I veçuar edhe ish-ministri I shëndetësisë Ilir Beqaj. Ish-ministri, ndryshe nga të pandehurit e tjerë kërkoi gjykim të zakonshëm teksa akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal. sipas hetimeve ka rezultuar se Ilir Beqaj në cilësinë e ministrit të shëndtësisë dhe zëvëndësi i tij Klodian Rrjepaj kanë frynë kostot e shërbimit të sterilizimit me qëllim përvetësimin dhe vjedhjen e fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë.