Suedia, zyrtarisht në NATO/ Vendi nordik bëhet anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake

BOTA


Suedia është tashmë zyrtarisht anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ishte këtë të premte në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare të pranimit të Suedisë në NATO.

Nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë. Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë.


Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, përmes një deklarate, Jens Stoltenberg e cilësoi anëtarësimin e Suedisë si historike

“Pas mbi 200 vitesh mos-angazhim, Suedia tani gëzon mbrojtjen e dhënë sipas nenit 5, garancia përfundimtare e lirisë dhe sigurisë së aleatëve. Suedia sjell me vete forca të armatosura të afta dhe një industri të mbrojtjes të klasit të parë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt,” theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar