Sulmet në Moskë, reagon Kremlini: Agresorët nuk janë shtetas rusë

BOTA


Qeveria e Rusisë ka deklaruar se katër personat e dyshuar për sulmin e djeshëm në Moskë nuk janë shtetas rusë.

“Ata janë të gjithë shtetas të huaj”, ka thënë Ministria e Brendshme ruse të shtunën.


Sipas mediave ruse, të dyshuarit janë shtetas të Taxhikistanit. Deputeti rus Alexander Khinshtein ka thënë se atyre u janë gjetur pasaportat në veturën e arratisjes.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit mohoi përfshirjen e qytetarëve të saj në sulm.

Nga sulmi, 133 persona kanë vdekur e qindra të tjerë janë plagosur.




Skip to toolbar