Sulmet ruse në Kharkiv, pesë persona mbetën të plagosur

BOTA


Sot, trupat ruse kryen një sulm ajror në rajonin e Kharkivit. Si pasojë e sulmeve u plagosën të paktën pesë persona, njoftoi kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov.

“Forcat ruse sulmuan fshatin Cherkaska Lozova në rrethin e Kharkiv. Sipas të dhënave aktuale, pesë persona u plagosën”, tha ai.

Sipas kryebashkiakut të Malodanilov, Alexander Gololobov, trupat ruse dyshohet të kenë përdorur raketa balistike S-300./abcnews.al/



Skip to toolbar