Sulmet ruse në Ukrainë, Kievi akuza Moskës: Po bombardojnë qëllimisht zonat e populluara

BOTA


Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka akuzuar Rusinë për bombardimin e “qëllimshëm” të “zonave të populluara”, pas një sulmi të ri masiv mëngjesin e sotëm që kishte në shënjestër në mënyrë specifike kryeqytetin e vendit, Kievin.

“Shteti i Terrorit, Rusia po synon qëllimisht infrastrukturën kritike dhe zonat e populluara, duke dëshmuar se nuk do ta ndalë agresionin e saj,” ka shkruar Umerov në një postim në platformën X.

Kujtojmë se nga bombardimet ruse kanë humbur jetën 4 persona, si dhe kanë mbetur të plagosur 92 të tjerë.



Skip to toolbar